Në Austri pajisjet për marrjen e valëve radiofonike duhet të lajmërohen dhe për ato duhet të paguhen taksa!

Ç'farë është një pajisje për marrjen e valëve radiofonike?

Pajisjet për marrjen e valëve radiofonike (televizorët, radiot etj.) janë pajisje teknike që janë të destinuara për perceptimin e drejtpërdrejtë të valëve radiofonike. Prandaj nuk është e nevojshme të ketë një kombinim të veçantë të pajisjeve: kryesorja është se konsumi i valëve radiofonike bëhet i mundshëm.

Detyrimi ligjor i lajmërimit

Sipas ligjit mbi taksat e radios dhe të televizionit (Fletorja zyrtare federale I nr. 159/1999), duhet të lajmërohet fakti në se në një vendndodhje të caktuar shfrytëzohen ose mbahen të gatshme për t'u shfrytëzuar pajisje për marrjen e valëve radiofonike. Si vendndodhje konsiderohen një banesë ose ambiente të tjera me një qëllim unitar shfrytëzimi. Në qoftë se në një vendndodhje mbahen pajisje për marrjen e valëve radiofonike të gatshme për t'u shfrytëzuar, duhet të jepen të gjitha të dhënat e nevojshme për llogaritjen e taksave.

Online-Anmeldung

Ndryshimet, si për shembull të vendndodhjes së pajisjeve për marrjen e valëve radiofonike (p. sh. për shkak të ndërrimit të banesës) ose të emrit (p. sh. për shkak të martesës), duhet gjithashtu të lajmërohen. Ju keni mundësinë që të na njoftoni këto ndryshime në një mënyrë të thjeshtë nëpërmjet telefonit, e-mail-it ose formularëve "online".Detyrimi ligjor për të paguar taksa.

Online-Änderung

Edhe pse mund të keni në banesën tuaj më shumë aparate radio dhe/ose televizorë, duhet të paguani vetëm një herë. Shkaku është se për shfrytëzimin privat të pajisjeve për marrjen e valëve radiofonike në banesat vlen: pavarësisht nga numri i pajisjeve për marrjen e valëve radiofonike duhet të paguhet vetëm një taksë. Por për televizorin ose radion në shtëpinë tuaj të dytë duhet të paguani edhe një herë. Shkaku është se në qoftë se pajisje për marrjen e valëve radiofonike shfrytëzohen ose mbahen të gatshme për t'u shftrytëzuar në një banesë të dytë (p. sh. një banesë pushimi), atëherë ekziston një detyrim me vete të lajmërimit dhe të pagesës së taksave për atë vendndodhje. Për shfrytëzimin e pajisjeve për marrjen e valëve radiofonike në ambiente të tjera (p. sh.: firma, institucione, ndërmarrje etj.) vlen: Për deri në dhjetë aparate radio ose televizorë në një vendndodhje duhet të paguhet vetëm një taksë. Në qoftë se në një vendndodhje shfrytëzohen më shumë se dhjetë radio ose televizorë, atëherë duhet të paguhet për çdo dhjetë aparate të tjera edhe një taksë. 

Informacione të përgjithshme 

Pagesa e taksave për kabllo, satelit, Pay-TV, AKM ose e taksave të tjera nuk e zëvendëson taksën e radios dhe të televizionit. Marrja e valëve radiofonike jashtë ndërtesave (p. sh. në makinë) është e pataksuar. Për shkak të gjëndjes nevojtare sociale ose fizike mund të bëhet një kërkesë për lirimin nga taksat. Si kusht LAJMËRIMI i shfrytëzimit të pajisjeve për marrjen e valëve radiofonike duhet të jetë bërë përpara. 

Në qoftë se keni edhe pyetje të tjera, jemi me kënaqësi në dispozicionin tuaj

Në telefon nën Service-Hotline 0810 00 10 80
Me shkrim në adresën GIS Gebühren Info Service GmbH, Postfach 1000, 1051 Wien
Në Internet nën www.gis.at
Në teletekst të ORF-së në faqen 876